Një 13-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një djalë gjashtë vite më i madh se ajo. I riu 19-vjeçar është ndaluar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6.
Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.
Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.