27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Taulant Balla për qëndrimin e Presidentit për 30 qershorin: Çdo përpjekje për të mos njohur vendimet e Kushtetueses, nuk i bën nder asnjë institucioni

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur sot për qëndrimin e Presidentit të Republikës për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Balla tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen dhe sipas tij kjo çështje ka marrë fund këtu. Ai theksoi se çdo përpjekje për të mos njohur vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përpjekje që nuk i bën nder asnjë institucioni dhe se ka prevaluar e drejta e qytetarëve për të zgjedhur.

“Ka një rregull që është mbi të gjithë rregullat e tjerë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen më, përtej këtyre vendimeve nuk ka vendim tjetër. Është në të njëjtën baraspeshë me Kushtetutën vetë. Gjykata Kushtetuese në rast se ka një konflikt apo përplasje institucionale për një çështje të caktuar

Gjykata Kushtetuese bën interpretimin dhe merr vlerën e Kushtetutës. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm zbatohet. Çdo përpjekje për të mos njohur vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përpjekje që nuk i bën nder asnjë institucioni, kjo çështje ka marrë fund këtu. Ky është një vendim i rëndësishëm sepse lidhet me kontekstin e zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Pati një përpjekje për t’iu hequr shqiptarëve të drejtën për të votuar. Ishte një moment i rëndësishëm në historinë e demokracisë së re në Shqipëri, ku çdo palë mori mësimet e veta. Ata që u përbetuan se nuk do kishte zgjedhje, morën të drejtën e qytetarëve për të vendosur me votë. Demokracia vetë fitoi, sepse të gjithë këtu ne jemi të përkohshëm. Është vetëm populli që përcakton se kush do të jetë dhe kush jo. Ajo që ka prevaluar dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por dhe në opinionet e vyera të Venecias ishte pikërisht e drejta e qytetarëve për të zgjedhur”, deklaroi Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...