4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet 19-vjeçari si autor kryesor i vjedhjes së furgonit në Koplik, 2 të mitur procedohen penalisht

Një 19-vjeçar nga Koplik është arrestuar nga policia, ndërsa dy të mitur janë proceduar penalisht pas vjedhjes së një furgoni në një vendparkim, të cilin e kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Culaj, pranë Liqenit të Shkodrës.

Shtetasi me iniciale V. Gj. kishte denoncuar vjedhjen e furgonit nga një vendparkim në Koplik gjatë natës. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe hetimeve intensive, policia ka gjetur dhe sekuestruar automjetin, duke hedhur në pranga 19-vjeçarin Mikael Hysa, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes.

Gjithashtu, dy të mitur, një 15-vjeçar dhe një 17-vjeçar, janë proceduar penalisht si bashkëpunëtorë të 19-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Malësinë e Madhe kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve duke reaguar menjëherë pas denoncimit të shtetasit V. Gj.

Materialet procedurale janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për hetimet dhe veprimet e mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...