33 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë për falsifikim të kartmonedhave Euro

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në automjetin e tij janë gjetur kartmonedha euro të dyshuara të falsifikuara. Gjatë operacionit policor të koduar “False”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë sekuestruar 2800 euro të dyshuara si të falsifikuara.

Operacioni u realizua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas që mund të kishte në posedim kartmonedha false. Automjeti i ndaluar ishte i drejtuar nga shtetasi A. Q. dhe kishte pasagjerë shtetasit D. M. dhe S. Q. Gjatë kontrollit, kartmonedhat e falsifikuara u gjetën tek pasagjeri S. Q., i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”, mbetur në tentativë.

Po ashtu, u proceduan penalisht edhe dy shtetas, A. Q. dhe D. M., për moskallëzimin e krimit. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për rastin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...