3.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali, akuzohet për shpërndarje të narkotikëve pranë shkollave

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në “Via Don Calabria” pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave. Gjatë kontrollit të zhvilluar nga autoritetet, atij iu gjetën 7 doza hashash (16 gramë) dhe 200 euro. Pas këtij kontrolle, një hetim më i thelluar u realizua në shtëpinë e tij në Pioltello, ku u gjetën 42 gramë hashash të ndara në 18 doza, 42 gramë kokainë, një peshore, 300 euro dhe materiale për paketim.

Pjesë e gjetjeve ishin edhe disa doza hashash të fshehura në mbështjellës karameleje. Po ashtu, në një qese u gjetën 6 doza kokainë (3 gramë) dhe 19 gramë kokainë të papaketuara. I riu shqiptar, i cili ende nuk është identifikuar publikisht, është mbajtur në paraburgim dhe po pritet të vendoset masa e sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT