18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Zbardhen detaje të reja mbi vrasjen e Eduart Reçit, autori i dyshuar e ka ndjekur për 6 ditë

Hetimet për vrasjen e Eduart Reçit kanë marrë një kthesë të rëndësishme pas sekuestrimit dhe analizimit të pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja. Sipas burimeve nga grupi hetimor, policia ka vërtetuar se autori i dyshuar, Shkëlqim Dukaj, e ka ndjekur dhe ruajtur viktimën për një periudhë prej 6 ditësh, duke e mbajtur në vëzhgim në një afërsi të ngushtë para se ta ekzekutonte më 13 nëntor. Hetimet kanë zbuluar se Dukaj ka qëndruar në një shkallë metalike të një hoteli afër lokali të tij, duke pasur pamje të qarta në oborrin e pallatit të Eduart Reçit, dhe ka qëndruar atje çdo ditë nga ora 7:00 deri në 11:00 të darkës, duke monitoruar çdo lëvizje të viktimës.

Përmes pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë konfirmuar që Dukaj ka qëndruar në këtë pozicion për plot 6 ditë, nga data 8 deri më 13 nëntor, duke e vëzhguar Eduart Reçin. Vetëm më 11 nëntor, Dukaj nuk ka mundur ta ndjekë viktimën, pasi ka qenë i angazhuar me detyrën e tij të punës. Policia ka dyshime se më 8 nëntor, autori mund të ketë qëlluar në drejtim të Reçit, por plumbi ka dështuar të godasë objektivin. Kjo periudhë vëzhgimi përfundoi tragjikisht më 13 nëntor, në orën 22:40, kur Dukaj ka qëlluar në drejtim të Eduart Reçit dhe ka realizuar ekzekutimin.

Pas arrestimit të Shkëlqim Dukaj dhe të vëllait të tij, policia ka kryer kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre, ku ka gjetur disa prova që i lidhin ata me ngjarjen e rëndë, por ende nuk është gjetur arma e krimit. Hetuesit po vazhdojnë punën për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar çdo detaj tjetër të mundshëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e vrasjes së Eduart Reçit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...