12.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Arrestohet 27-vjeçari në Vlorë,transportonte 33 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA

27-vjeçari Klodian Murati është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Policia bën me dije se ai është kapur në dalje të Bypass-it Himarë pasi në furgonin e drejtuar prej tij janë gjetur 33 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët ai po i transportonte kundrejt fitimit.

Gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit kokainë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Double 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë nr.5, Tiranë.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin transportonte 33 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 27-vjeçari që posedonte edhe kokainë.

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë nr.5, Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double 3”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

– Klodian Murati 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në dalje të Bypass-it Himarë, shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, i kanë bërë shenjë për të ndaluar shtetasit K. M., i cili drejtonte automjetin tip furgon. 27-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi.

Menjëherë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit që drejtohej nga 27-vjeçari dhe kanë evidentuar disa metra më tutje, automjetin tip furgon, të braktisur.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 33 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit.

Në vijim të operacionit, pas shkëmbimit të informacionit me DVP në qarqe dhe falë një pune të mirëkoordinuar policore, pas disa orësh nga braktisja e automjetit, në Laprakë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.5, Tiranë, është bërë e mundur kapja e shtetasit K. M.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të tij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT