4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet 33-vjeçari i kërkuar në Korçë:akuza për lëndë narkotike dhe lojëra të paligjshme fati

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim mbarëkombëtar. Matheos Dërsniku, banues në Korçë, u arrestua nën akuzat për përfshirje në shitjen e lëndëve narkotike, organizimin e lojërave të paligjshme të fatit dhe mosbindjen ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.

Dërsniku ishte shpallur në kërkim për një incident të ndodhur më 27 shtator 2024, kur ai nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar automjetin dhe u largua me shpejtësi. Pas këtij incidenti, Policia kreu një kontroll në banesën e tij me vendim të Gjykatës së Korçës. Gjatë këtij kontrolli u gjetën dhjetëra doza të dyshuara të kokainës dhe një peshore elektronike, të cilat përdoren për ndarjen e lëndëve narkotike.

Hetimet gjithashtu treguan se Dërsniku po ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, duke përdorur celularin për të organizuar këto lojëra. Të gjitha materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Arrestimi u realizua si pjesë e operacionit “Sundimi i ligjit”, i cili ka për qëllim luftën kundër veprimtarive të paligjshme në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...