8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Arrestohet 34-vjeçari ne Gjirokastër, kapet duke transportuar ilegalisht 6 emigrantë

Policia ka arrestuar 34 vjeçarin Ervin Lamaj në Gjirokastër pasi ai po transportonte ilegalisht 6 emigrantë me makinën e tij pa leje drejtimi.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se është sekuestruar makina tip “Ford” dhe një apart celular.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 48”.

Tansportonte 6 emigrantë të paligjshëm, me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, bazuar në inteligjencë informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 48”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Mallakastër.

Në vendin e quajtur “Shkalla e zezë”, Tepelenë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin E. L., i cili po transportonte me automjetin tip “Ford”, që e drejtonte pa leje drejtimi, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...