10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Arrestohet 35-vjeçar në Skrapar pas kërcënimeve dhe tentativës së vjedhjes me armë

Një 35-vjeçar, i identifikuar si Besnik Kreci, është arrestuar në Skrapar pasi i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar një 28-vjeçare për të vjedhur celularin dhe ka kanosur me jetë një 53-vjeçar që ka ndërhyrë për të ndaluar tentativën e vjedhjes. Kreci është kapur nga forcat e policisë në afërsi të përroit të fshatit Çepan, ku kishte shkuar për t’u fshehur.

Gjatë arrestimit, policia ka gjetur në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, dy mjete prerëse (thika), dy maska (kapuça), një palë doreza dhe një elektrik dore në çantën e dorës së të arrestuarit. Besnik Kreci ka tentuar të vjedhë celularin e një 28-vjeçareje duke e kërcënuar me armë zjarri pistoletë.

Ndërkaq, ai ka kanosur me jetë një këmbësor 53-vjeçar që ka intervenuar për të ndaluar tentativën e vjedhjes. 35-vjeçari rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...