Një 40-vjeçar, Kledist Hysa, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte dënuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Arrestimi i tij u bë në rrugën “Jordjan Misja” të kryeqytetit.
Shtetasi 40-vjeçar ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e kishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Megaoperacioni “Sundimi i Ligjit” vazhdon, dhe materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.