Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, i dyshuar për plagosje me thikë të një 34-vjeçari pas një konflikti në zonën e Farkës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 reaguan menjëherë pas raportimit të konfliktit në orën 18:00, duke organizuar një operacion për kapjen e autorit.
Shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për akuzat e plagosjes së rëndë me dashje dhe mbajtjes së armëve të ftohta pa leje.
Hetimet vijojnë për të zbardhur motive dhe rrethanat e konfliktit, ndërsa materialet janë dërguar në Prokurori për hetim të mëtejshëm.