16.5 C
Tiranë
Saturday, April 11, 2026
spot_img

Arrestohet 42-vjeçari i kërkuar për kultivim kanabisi në Kurbin

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi ka rënë në prangat e policisë në Kurbin. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin me tre emra, Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi.

Baboçi ishte pjesë e një grupi kriminal prej 11 personash, që u godit në vitin 2016 pasi kishin kultivuar kanabis në një magazinë në Laç. 42-vjeçari ishte dënuar me 5 vite burg dhe i ka mbetur edhe 1 vit e 4 muaj burg për të shlyer.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, që kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në Kurbin dhe vunë në pranga shtetasin Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi.

42-vjeçari kërkohej kombëtarisht, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...