21.5 C
Tiranë
Sunday, May 10, 2026
spot_img

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një vit, fëmija shpëtohet në gjendje të rëndë

Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon, ku dyshohet se ishte mbajtur për më shumë se një vit nga babai i tij.

Sipas mediave të huaja, fëmija u zbulua pas denoncimeve të fqinjëve, të cilët kishin dëgjuar zhurma që vinin nga automjeti i parkuar. Në momentin e ndërhyrjes, policia e gjeti të miturin në gjendje të rëndë fizike, me shenja të theksuara kequshqyerjeje dhe i paaftë për të ecur si pasojë e izolimit të gjatë.

Burimet bëjnë me dije se djali jetonte në kushte çnjerëzore, i detyruar të qëndronte i mbyllur brenda automjetit pa akses në kushte minimale higjieno-sanitare. Ai u ka treguar autoriteteve se nuk lejohej të dilte as për nevoja bazë dhe se kishte kohë të gjatë pa u larë.

Hetimet paraprake tregojnë se babai 43-vjeçar e vizitonte furgonin disa herë në ditë, duke i çuar ushqim dhe ujë. Ai ka pretenduar se veproi në këtë mënyrë për të shmangur dërgimin e fëmijës në një institucion psikiatrik, me kërkesë të partneres së tij.

Megjithatë, prokuroria ka theksuar se nuk ka pasur asnjë indicie që i mituri të vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se para zhdukjes kishte rezultate shumë të mira në shkollë.

Babai është arrestuar dhe përballet me akuza të rënda, përfshirë rrëmbim, heqje të paligjshme të lirisë dhe neglizhencë të rëndë ndaj një të mituri. Ndërkohë, partnerja e tij po hetohet për moskallëzim të krimit.

Dy fëmijët e tjerë të familjes janë marrë në mbrojtje nga autoritetet, ndërsa 9-vjeçari ndodhet nën kujdes mjekësor dhe psikologjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Autostrada e kokainës” në Atlantik goditet nga operacioni ndërkombëtar – sekuestrohen 11 ton drogë...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i udhëhequr nga autoritetet spanjolle ka goditur një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës përmes Oqeanit...

Horoskopi ditor, e Diel, 10 Maj 2026

0
♈ Dashi Kërkohet më shumë durim dhe strategji. Mos u nxito në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Energjia është në favorin tënd. Ditë shumë e mirë për...

Parashikimi I motit, e Diel, 10 Maj 2026

0
Gjatë ditës priten reshje te lehta në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mesditës dhe pasdites mund të ketë vranësira të...

Tragjedi në Durrës/ 19-vjeçarja hidhet nga kati i pestë, humb jetën në vendngjarje

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Durrës, ku një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është...

“Nga ekrani te kullat”/ Donald Veshaj futet në biznesin e ndërtimit, projekt për një...

0
Donald Veshaj duket se po hedh një hap të madh larg televizionit, duke hyrë zyrtarisht në tregun e ndërtimit dhe investimeve imobiliare. Emri i...