11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Arrestohet 48-vjeçari që kërcënonte bashkëshorten me armë në Fshatin Akërni

Policia e Vlorës ka ndërhyrë me shpejtësi për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Akërni, ku një 48-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, kërcënonte bashkëshorten e tij me armë zjarri.

Shtetasi B. I. ka qëlluar me një armë kallashnikov në ajër, duke rrezikuar gjithashtu sigurinë e banorëve të zonës. Pas marrjes së njoftimit në orët e mëngjesit për kërcënimin, shërbimet e Policisë, së bashku me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, organizuan menjëherë operacionin për arrestimin e tij.

Kur B. I. tentoi të largohej me automjet, ai u bllokua dhe u arrestua. Gjatë kontrollit të automjetit, policia sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov me të cilën ai kishte kërcënuar bashkëshorten. Po ashtu, në stanin e tij u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...