14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Arrestohet 56-vjeçari në Elbasan për posedim të armëve dhe municioneve luftarake

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi në banesën e tij u gjetën municion luftarak dhe armë zjarri. Pas marrjes së kallëzimit nga një grua që ishte dhunuar psikologjikisht nga bashkëshorti i saj 27-vjeçar, Komisariati i Policisë Elbasan, duke u bazuar në informacione se babai i 27-vjeçarit posedonte armë zjarri dhe lëndë plasëse, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Next”.

Si rezultat, policia kreu kontroll në banesën e babait të tij, shtetasi B. Ç., në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla detonatore, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak.

Pas veprimeve procedurale, u arrestua poseduesi i armëve dhe municioneve, shtetasi B. Ç., 56 vjeç. Po ashtu, u nis procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 29 vjeç, djali i B. Ç., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në proces divorci.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...