10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në fshatin Dojan të Tropojës, cdo gjë ndodhi pas konfliktit në lokal

Policia ka arrestuar Flordian Mulaj, 33 vjeç, i dyshuar për vrasjen e Artur Dautit, ngjarje që ndodhi më 22 nëntor 2024 në fshatin Dojan, Tropojë. Mulaj u lokalizua dhe u arrestua pas një periudhe kërkimesh intensive në një banesë të braktisur në bjeshkët e fshatit Markaj, ku ishte fshehur pas ekzekutimit të Dautit.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pasi autori dhe viktima kishin pasur një sherr në një lokal, të dy nën ndikimin e alkoolit. Pas mosmarrëveshjes, Flordian Mulaj qëlloi me armë zjarri drejt Artur Dautit, duke e vrarë atë.

Hetimet për këtë ngjarje janë në vazhdim, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit, po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Njoftimi:

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan.

Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.

33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.

Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Si ndodhi ngjarja?

Flordian Mulaj, dyshohet se më 22 nëntor 2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin Artur Dauti, 39 vjeç.

Detaje bënë me dije se autori dhe viktima, kanë qënë në lokal të dehur. Mes tyre ka pasur një sherr, nga ku më pas Flordian Mulaj, ka qëlluar drejt Artur Dautit me pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...