12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Arrestohet në Berlin një 22-vjeçar sirian, dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist vetëvrasës

Njësitë speciale të policisë gjermane arrestuan të shtunën, më 1 nëntor, një 22-vjeçar sirian në Berlin, nën dyshimin për planifikimin e një sulmi terrorist me motiv islamist.

Sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Berlinit, i riu, i identifikuar si Abdullah R., akuzohet për “përgatitjen e një krimi të rëndë që rrezikon shtetin”.
Megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi planin, gazeta gjermane “Bild” raporton se objektivi i mundshëm ishte një vend publik në Berlin, dhe se sulmi ishte planifikuar të kryhej në formën e një atentati vetëvrasës (kamikaz).

Gjatë kontrolleve në banesën e të arrestuarit, policia gjeti eksplozivë të blerë në internet dhe materiale propagandistike që tregojnë mbështetjen e tij për grupin terrorist “Shteti Islamik” (ISIS).

22-vjeçari ndodhej në Gjermani që nga viti 2023, ku kishte hyrë me status mbrojtjeje plotësuese. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse kishte bashkëpunëtorë apo lidhje me rrjete të tjera terroriste në Evropë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...