19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Arrestohet në Romë një 23-vjeçar shqiptar, kapet me 200 kg kokainë dhe 30 mijë euro cash

Një operacion i Karabinierëve të Romës ka çuar në shkatërrimin e një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të drogës në kryeqytetin italian, me sekuestrimin e 200 kilogramëve kokainë, me një vlerë tregu prej 16 milionë eurosh.

Në pranga ka rënë një shtetas shqiptar 23-vjeçar (i lindur në vitin 2002), i cili u arrestua në flagrancë teksa mbante me vete një çantë shpine me pako kokaine dhe 30 mijë euro në para të gatshme.

Sjellja e tij e dyshimtë në rrugë tërhoqi vëmendjen e karabinierëve, të cilët vendosën ta ndalonin për kontroll. Gjatë verifikimit, rezultoi se i riu ishte i papunë, ndërsa shuma e madhe e parave dhe sjellja e tij çuan në kontrollin e banesës.

Aty u zbulua një qendër e mirëfilltë logjistike për magazinimin dhe shpërndarjen e drogës. Brenda banesës, policia gjeti 191 pako kokainë, të ndara në 8 çanta të mëdha, me logo të ndryshme — “marka” që identifikonin llojin dhe cilësinë e lëndës narkotike për konsumatorë të ndryshëm.

Po ashtu, u sekuestrua një pistoletë me fishekë, e rezultuar e vjedhur, që përdorej për mbrojtjen e “mallit”, si dhe 30 mijë euro cash.

Hetimet zbuluan se 23-vjeçari kishte modifikuar edhe automjetin e tij, duke krijuar një fshehje të dyfishtë nën dysheme, që hapej përmes një kombinimi çelësash e butonash, për të transportuar drogën pa u kapur në kontrolle.

I arrestuari është dërguar në burgun Rebibbia të Romës dhe po hetohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe pastrim parash.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...