18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet në Shijak 32-vjeçari i dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për një vepër të rëndë penale është vënë në prangat e Policisë në fshatin Sallmone të Shijakut. Fatjon Hoxha, i dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Apelit për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, u kap nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shijak pas veprimeve të ndjekura mbi bazën e inteligjencës policore.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm kishte dhënë vendimin për dënimin e tij më 21 nëntor 2024, ndërsa Hoxha ishte shpallur në kërkim që prej asaj kohe.

Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e mëtejshëm të veprimeve ligjore. Arrestimi i tij konsiderohet pjesë e angazhimit të Policisë së Shtetit për goditjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...