10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha, detajet e operacionit

Lulzim Berisha është arrestuar në Spanjë sot, si rezultat i operacionit “Sant Joan”. Informacionet bëhen të ditura nga Policia e Shtetit, e cila konfirmon se arrestimi ka ndodhur në bashkëpunim me FAST Spanjën. Operacioni ka përfunduar me sukses dhe pas bashkëpunimit të shkëlqyer me autoritetet spanjolle, Lulzim Berisha, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për rrezikshmëri të lartë shoqërore, është kapur.

Policia e Shtetit shprehet se vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle për dokumentacionin dhe procedurat e nevojshme, me qëllim ekstradimin e Berishës në Shqipëri. Sipas policisë, ky rezultat vjen si pasojë e përpjekjeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në zbatimin e ligjit ndërkombëtar dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për shkak të shkeljeve të rënda penale.

Policia e Shtetit Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”. Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha. Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Bankers”: SPAK komunikon akuzat për 5 zyrtarë, vijojnë hetimet për korrupsion e pastrim...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur këtë të martë komunikimin e akuzave për një pjesë të të përfshirëve në dosjen e njohur si “Bankers”. Pesë...

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...