13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Arrestohet në Turqi i shumëkërkuari Ibrahim Lici, autori kryesor për vrasjen e dy vëllezërve

Arrestohet në Turqi i shumëkërkuari Ibrahim Lici. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar dërgimin e akteve ndaj Licit me urgjencë me qëllim që autoritetet turke të njihen me të e të nisin procedurat e ekstradimit.

I shumëkërkuari ka hyrë në territorin e Turqisë më 27 korrik.

Ibrahim Lici ishte në kërkim prej gati 3 vjetësh. Ai u shpall në kërkim në vitin 2019, pasi dyshohet si autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Gjithashtu ai akuzohet nga drejtësia edhe për vrasjen e Endri Mustafës. Disa muaj më parë Policia e Shtetit nxori një listë të 5 personave më të kërkuar në Shqipëri, duke ofruar shuma të konsiderueshme parash, ku mes 5 emrave ishte edhe ai i Ibrahim Licit.

Pas ngjarjes, policia arrestoi Arsen Stojkun 29 -vjeç dhe Mislim Ramën 23 -vjeç, ndërsa kishte shpallur në kërkim Ibrahim Licin.

Referuar provave, dyshohet se këta persona morën pjesë në ekzekutimin e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali më 30 mars 2019 ne Shkodër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...