Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin e Bruksel pasi u kap me 22.5 kilogramë kanabis në valixhen e tij. I riu sapo kishte mbërritur nga Bangkoku, kryeqyteti i Tajlandë, ku kanabisi është legalizuar së fundmi dhe ku, sipas autoriteteve, organizatat kriminale dërgojnë trafikantë për të marrë sasi të mëdha droge.
Gjatë kontrollit, ai pretendoi se brenda valixhes kishte vetëm rroba, por prokuroria e cilësoi këtë pretendim “të pabesueshëm”. Dogana zbuloi në të 19 pako kanabis, gjithsej 22.5 kilogramë.
Prokuroria kërkoi një dënim me 40 muaj burg, ndërsa avokatja mbrojtëse argumentoi se i riu e kishte marrë valixhen pak para se të largohej nga Tajlanda dhe nuk e kishte hapur dot. Gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë dhe e dënoi me 40 muaj burg.
Ngjarja pasqyron rritjen e kontrollit të fluturimeve nga Tajlanda, pasi legalizimi i kanabisit ka bërë që organizatat kriminale të përdorin vendin për trafikun ndërkombëtar të drogës.






