14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Arrestohet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, kapet me 11 kg kokainë

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 11 kg lëndë narkotike në makinë. Droga, e llojit kokainë, ishte e ndarë në dhjetë pako dhe e fshehur në një ndarje të modifikuar mes bagazhit dhe sediljes së pasme.

Sipas mediave italiane, i riu, i cili banonte në Firence, u ndalua nga policia gjatë një kontrolli rutinë në rrugë. Sjellja e tij e dyshimtë dhe gjendja e nervozizmit çuan efektivët në kryerjen e një kontrolli të imtësishëm të automjetit, ku u zbulua sasia e drogës.

Kokaina e sekuestruar ka një vlerë tregu prej rreth 850 mijë eurosh. Pas arrestimit, 25-vjeçari shqiptar u dërgua në burg dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik droge. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ai ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...