11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet një 28-vjeçar në Tiranë për armëmbajtje pa leje – Procedohet penalisht pasagjeri, shpallen në kërkim dy të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar kapjen dhe arrestimin e shtetasit Fatbardh Mani, 28 vjeç, i cili u ndalua nga forcat “Shqiponja” teksa drejtonte një automjet në fshatin Domje, i armatosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të befasishëm të realizuar nga policia, në automjetin që drejtonte Mani dhe në prani të një pasagjeri 16-vjeçar, u gjetën një pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pasagjeri i mitur është proceduar penalisht për moskallëzim krimi, ndërsa dy shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, konkretisht:
• Pronari i automjetit,
• Përdoruesi aktual i mjetit, për të cilin dyshohet se kishte dijeni për armën.

Policia bën me dije se kontrollet e shtuara dhe të befasishme në zona periferike dhe rrugë hyrëse në Tiranë do të vijojnë, me qëllim goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe forcimin e sigurisë publike.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe origjinës së armës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

BE shtyn rregullat e reja për inteligjencën artificiale deri në vitin 2027

0
Vendet anëtare të Bashkimi Evropian po planifikojnë të zbatojnë rregulla më të rrepta për ofruesit e inteligjencës artificiale shumë më vonë nga sa ishte...

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...