14.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp në Kryeministri. Gazetarët Ambrozia Meta dhe Isa Myzyraj u përjashtuan nga konferencat e Ramës, pasi kërkuan transparencë për çështje që lidhen me paratë publike.

Në një intervistë, pas përplasjes verbale me kryeministrin, gazetarja Ambrozia Meta tregoi detaje për atë që ndodhi në godinën e qeverisë pasi Rama ndërpreu për disa minuta konferencën.

Ajo rrëfeu se, pas ndërprerjes së konferencës dhe fikjes së kamerave, kryeministri e priti në korridor dhe i komunikoi vendimin për përjashtim nga konferencat e tij.

“Në momentin që ka ndërprerë konferencën, ka dalë dhe më ka thënë që duhet të dalësh jashtë nga konferenca. Në momentin që unë kam shkuar për të dalë jashtë, për të mos e agravuar më shumë situatën, ka qenë një punonjës i gardës që nuk donte të më lejonte të dilja, sepse në ato momente Rama ishte duke kaluar në korridor. Dhe unë i kam kërkuar ta hap derën sepse për sa kohë që më kërkoi daljen nga konferenca, unë doja të largohesha. Dhe në këto momente ne jemi përballë sërish në korridor, ku kryeministri më ka thënë që je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat. Pra më ka nxjerrë jashtë. Pra kam marrë karton të kuq në Kryeministri, nuk mund të hyj më në konferencat e tij. Nuk është hera e parë në fakt që kryeministri bën këtë gjë…”, tregoi Meta.

Sipas saj, situata u tensionua edhe më shumë pasi kamerat u fikën dhe përplasja vijoi në korridor.

“Edhe situata që u krijua ishte shumë e acaruar sidomos momentin kur u mbyllën kamerat, sepse në momentin kur kemi qenë në korridor, bërtiste me të madhe që ‘Je e përjashtuar’, ‘Nuk do të vish më në konferencë’. Kam përshtypjen është i gjithë tensioni i akumuluar nga çështja ‘Balluku’, që e ka vënë në një kurs përplasje të drejtpërdrejtë me ambasadat”, u shpreh gazetarja.

Ajo shtoi se dy kolegë të saj u ngritën për ta shoqëruar jashtë, pasi kishin frikë se situata mund të përshkallëzohej më tej.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...