8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet shtetasi Libanez për planifikimin e sulmit në Ambasadën Izraelite në Berlin

Forcat gjermane të sigurisë arrestuan një shtetas libian 28-vjeçar, i cili dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist ndaj ambasadës izraelite në Berlin. Arrestimi i tij, sipas gazetës gjermane BILD, u realizua në një qytet pranë kryeqytetit gjerman dhe dyshohet se ai është një mbështetës i grupit terrorist Shteti Islamik. Ky veprim erdhi pas sinjalizimeve nga shërbimet e huaja të inteligjencës.

Sipas prokurorisë federale, i arrestuari kishte planifikuar të hynte në ambasadë dhe të kryente një sulm me armë zjarri. Ambasadori i Izraelit në Berlin, Ron Prosor, e falënderoi policinë gjermane për masat e sigurisë që po ndërmerr për mbrojtjen e ambasadës përmes një mesazhi në platformën e mediave sociale X.

Prosor theksoi se “antisemitizmi mysliman nuk kufizohet në retorikën e urrejtjes, por nxit terrorizmin global,” duke theksuar se personeli i ambasadës është veçanërisht i rrezikuar për shkak të pozita së tij në vijën e parë të diplomacisë.

Ky arrest vjen pas sulmeve të ngjashme që kishin shënjestruar ambasadat izraelite në Kopenhagë dhe Stokholm në fillim të këtij muaji. Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, që shkaktoi një luftë në Gaza, autoritetet gjermane kanë intensifikuar vigjilencën e tyre ndaj kërcënimeve terroriste islamike dhe ringjalljes së antisemitizmit, një trend që po ndodhin edhe në shumë vende të tjera.

Një incident i ngjashëm ndodhi në fillim të shtatorit, kur policia e Mynihut qëlloi për vdekje një të ri austriak me lidhje me islamizmin radikal, pasi ai hapi zjarr në konsullatën izraelite dhe ndaj policisë. Gjithashtu, statistikat e fundit tregojnë se më shumë se 3200 krime të motivuara nga antisemitizmi janë regjistruar në Gjermani gjatë vitit të kaluar, një rritje e dukshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...