30.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve të saj personale. Përmes disa postimeve në Instagram, Ina ka publikuar foto dhe video ku duket banorja Brikena duke mbajtur rrobat e saj, duke treguar se kjo kishte ndodhur pasi ajo kishte lënë shtëpinë dhe valixhet po përgatiteshin për largim.

“Marrja e gjërave nga dollapi i dikujt pa praninë e tij është vjedhje dhe një vesi i shëmtuar,” shkruan Ina, duke shtuar se sjellja është edhe anti-higjienike, pasi rrobat ishin përdorur më parë nga ajo.

Sipas saj, produksioni ka ndërhyrë dhe ka thirrur banorët në dhomën e rrëfimit për të dorëzuar sendet e marra. Në një ton ironik dhe me revoltë, Ina ka deklaruar se nëse vajzat brenda nuk kanë mundësi financiare, ajo është e gatshme të bëjë donacion me rroba për të mos i detyruar ato të “fusnin duart” në dollapet e të tjerëve.

“Për t’ju bërë juve të përtypni mbrapsht çdo fjalë që keni thënë… unë kurrë nuk gënjej pa pasur prova,” përfundon Ina në një nga postimet e saj.

Ngjarja nënvizon se tensionet mes ish-banoreve dhe atyre që janë ende në garë nuk kanë mbaruar me eliminimin, por sapo kanë marrë një përmasa të re jashtë shtëpisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...