10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Arti si një mjet i fuqishëm”,Melania Trump mbron punën e saj si modele

Bashkëshortja e Donald Trump, Melania Trump, ka publikuar një video në rrjetet sociale në mbrojtje të punës së saj si modele, duke përfshirë pozat nudo që ka realizuar në të kaluarën. Në pamjet e postuara në platformën X (ish-Twitter), ajo shprehet se “pyetja më urgjente” është pse media “ka zgjedhur të analizojë festimin tim të formës njerëzore në një sesion fotografik mode”.

Melania, e cila ka shkruar një autobiografi që do të publikohet më 8 tetor, thekson se gjatë historisë artistët kanë nderuar trupin njerëzor duke ngjallur emocione dhe admirim. “A nuk mundemi më të vlerësojmë bukurinë e trupit njerëzor?” pyet ajo në video.

Duhet të nderojmë trupat tanë dhe të përqafojmë traditën e përjetshme të përdorimit të artit si një mjet i fuqishëm i shprehjes së vetvetes,” përfundon Melania, duke promovuar mesazhin e saj në fund të videos. Puna e saj si modele kishte shkaktuar diskutime të shumta gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, por mbetet e paqartë nëse ajo po i referohet shqyrtimeve të mëparshme apo raporteve të reja nga media.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Rama ka ngelur në klasë për BE-në”, Berisha: Shqipëria peng i një “narkoregjimi”

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama për dështim në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar situatën si...

Dosja “Bankers”: SPAK komunikon akuzat për 5 zyrtarë, vijojnë hetimet për korrupsion e pastrim...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur këtë të martë komunikimin e akuzave për një pjesë të të përfshirëve në dosjen e njohur si “Bankers”. Pesë...

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...