34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Artisti shqiptar hap ekspozitë në SHBA, ekspozita etij e parë personale përtej oqeanit

Ditë më parë artisti nga Shqipëria, Ardian Isufi, hapi ekspozitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara. Veprat e tij flasin për identitetin shqiptar para dhe pas viteve 90. Kuratorja e ekspozitës, Dr. Milagros Bello thotë se punimet ngjallin shumë diskutime ndërsa pasqyrojnë realitetin që po jetojmë.

“Pasqyrat duhet të mendohen gjatë para se të reflektojnë” titullohet ekspozita e artistit shqiptar Ardian Isufi, e cila nga 12 gushti ka hapur dyert për vizitorë në galerinë MIA Curatorial në Majami të Floridës.

Kjo nuk është hera e parë që artisti shqiptar prezanton punën e tij në SHBA, por kjo është ekspozita e tij e parë personale përtej oqeanit.

Në këtë ekspozitë artisti sjell rreth 20 vepra me fotografi të printuara dhe video shoqëruese, materiale që hedhin një vështrim mbi të kaluarën dhe të tashmen në Shqipëri.

“Janë disa objekte arkitektonike që lidhen me identitetin tonë para dhe pas viteve 90. Është kjo pjesa e çudisë dhe paradoksit të funksionalitetit të objekteve. Për shembull një oxhak fabrike në Kavajë që para viteve 90 ka qenë si të thuash oxhaku i fabrikës së çelqit, ku është ajo pjesa e instrumentalizimit që iu bëhej njerëzve në atë kohë përmes punës së detyruar në formën më mekanike të mundshme, pas viteve 90 është kthyer në një xhami dhe në një minare ku ka marrë një funksionalitet të ri”, tha ai.

Duke krahasuar funksionin e objekteve para dhe pas viteve 90, artisti ngre pikëpyetje se çfarë funksioni mund të kenë këto objekte në të ardhmen.

Ekspozita u realizua falë bashkëpunimit të artistit me kuratoren amerikane Dr. Milagros Bello.

“Ekspozita duket të ketë shumë ndikim tek njerëzit për shumë arsye. Ajo sjell kontrast dhe është provokuese. Mund të shihet nga pikëpamje të ndryshme. Mendoj se është gjithëpërfshirëse në aspektin politik dhe ekonomik, duke pasqyruar atë që po ndodhë në botën tonë”, tha për Zërin e Amerikës kuratorja Bella.

Për shkak të pandemisë COVID-19 vetë autori i punimeve e kishte të pamundur të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara. Por kuratorja Bello thotë se kjo ekspozitë dëshmon se largësia fizike nuk është pengesë që artistët të shfaqin punën e tyre para botës.

“Mendoj se ky është një nga momentet kyçe të njerëzimit. Pandemia na tregoi se duhet të bashkohemi, sepse tani jemi bërë një. Të gjjithë po përballemi me pasojat e njëjta nga pandemia. Ne po jetojmë një moment kritik ndryshimi. Njerëzit po i pranojnë më lehtë ata që vijnë nga jashtë pa marrë parasysh largësinë, siç është Shqipëria. Kjo është si një zemër e madhe e hapur për të gjithë”, thotë zonja Milagros.

Sfidat e shkaktuara nga COVID-19 nuk janë problemet e vetme për artistët shqiptarë, të cilëve sipas zotit Isufi u mungojnë hapësirat e nevojshme për punë.

“Ashtu siç dje ka ndodhur në Paris apo gjetkë, duhej të ishte një llojë përvoje e akumuluar nga bota që artistët të kishin mundësi paraprake për të zhvilluar artin dhe për të dialoguar nëpërmjet tyre sepse studiot janë si të thuash një laborator ku bëhet jo vetëm prodhimi i veprës por edhe ofron atmosferë intelektuale dhe kulturore që i bashkon jo vetëm artistët por gjithë qytetin”, thotë artisti.

Ekspozita e artistit shqiptar në Majami do të qëndrojë e hapur deri më 20 shtator.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...