13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

‘Askush nuk më besoi kur thashë se i kishte ndodhur diçka e keqe’, flet nëna e Sibora Gaganit që u vra nga bashkëjetuesi

Nëna e Sibora Geganit, 22-vjeçares shqiptare, e cila u vra dhe u muros nga i dashuri i saj 9 vite më parë në Spanjë, trupi i së cilës u gjet pak javë më parë, në një intervistë për ‘La Repubblica’ shprehet se do të dijë se kush e ndihmoi vrasësin. Ajo thotë se Sibora ishte shumë e dashuruara me Marcus Gaius Romeo.

‘Askush nuk më besoi kur thashë se i kishte ndodhur diçka e keqe asaj. Dua të di kush e ndihmoi vrasësin! Sibora ishte shumë e dashuruar me atë! ’- thotë Betta Shahini.
Megjithëse shanset ishin të pakta, nëna e Siborës shpresonte që ajo të kthehej e të thoshte jam mirë.

‘Kur më erdhi analiza e ADN-së ishte momenti më i keq i jetës sime, sepse kisha një shpresë që vajza ime të kthehej dhe të më thoshte gjithçka ishte mirë. Si e vrau një vajzë në lule të jetës, vetëm 22 vjeçe. Ai për mua ishte një mostër një vrasës!’– shprehet ajo.
Pas rreth 9 vitesh nga vrasja në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e Sibora Geganit në banesën ku ajo ka pas jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo, i cili është edhe vrasësi i saj.
Zbulimi i eshtrave të saj, vjen pas dëshmisë që ka dhënë autori, i cili pas arrestimit në muajin maj dëshmoi se e ka vrarë Sibora Geganin dhe e kishte murosur atë në murin e banesës. Eshtrat e 22-vjeçares shqiptare u gjetën më 7 qershor të këtij viti në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga ku banonte çifti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...