Gjykata e Lartë në Indi ka marrë një vendim të rëndësishëm, duke përcaktuar se recetat mjekësore duhet të jenë të lexueshme për pacientët.
Vendimi erdhi pas shqyrtimit të një raporti mjeko-ligjor të shkruar me dorë, i cili ishte i palexueshëm. Gjyqtari Jasgurpreet Singh Puri, gjatë procesit gjyqësor, u shpreh se dokumenti ishte krejtësisht i pakuptueshëm: “Asnjë fjalë apo shkronjë nuk ishte e lexueshme”, shkroi ai në vendim.
Gjykata paralajmëroi se mungesa e një recete të qartë mund të ketë pasoja serioze, madje edhe fatale, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë në shëndetësi.






