28.6 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

“Kam lënë shpirtin në këtë klub” – Valverde reagon ndaj zërave për refuzim ndeshjeje te Real Madrid

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde, ka reaguar publikisht pas zërave se kishte refuzuar të luante ndeshjen ndaj Kairat Almaty-t dhe se kishte tensione me trajnerin Xabi Alonso.

Përmes një komunikate në rrjetet sociale, Valverde i cilësoi raportimet e mediave “artikuj që dëmtojnë figurën time”, duke theksuar se nuk ka refuzuar kurrë të zbresë në fushë.
“E di që kam pasur ndeshje të dobëta, jam i vetëdijshëm për këtë. Nuk fshihem, gjithmonë kam dalë ballëhapur. Por nuk mund të thonë kurrsesi se kam refuzuar të luaj. Kam dhënë gjithçka për këtë klub, madje kam luajtur i dëmtuar, pa u ankuar dhe pa kërkuar pushim”, tha ai.

Valverde shtoi se marrëdhënia me trajnerin është “e mirë dhe e bazuar në besim të ndërsjellë”, ndërsa premtoi se do të luftojë deri në fund për Real Madridin.
“Kam lënë shpirtin në këtë klub dhe do ta bëj sërish, edhe kur gjërat nuk shkojnë si dua. Betohem mbi krenarinë time se kurrë nuk do të dorëzohem”, u shpreh mesfushori.

Uruguajani, i njohur për përkushtimin dhe disiplinën, mbetet një nga figurat më të rëndësishme në mesfushën e “Los Blancos”, duke synuar rikthimin e formës më të mirë pas një periudhe me luhatje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...