15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

AstraZeneca pranon rrezikun e efekteve anësore nga vaksina Covid në dokumentet gjyqësore

AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në dokumentet gjyqësore se vaksina e saj Covid mund të shkaktojë një efekt anësor. Gjigandi farmaceutik është paditur nga një grup personash, me pretendimet se vaksina e tij, e zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, shkaktoi vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste.

Sipas “The Telegraph”, avokatët e tyre argumentojnë se vaksina prodhoi një efekt anësor që ka rezultuar shkatërrues për disa persona dhe familje. Rasti i parë u paraqit vitin e kaluar. Jamie Scott, baba i dy fëmijëve, mbeti me një dëmtim të përhershëm të trurit nga një mpiksje gjaku dhe hemorragji në tru.

AstraZeneca po kundërshton pretendimet, por ka pranuar, në një dokument ligjor të dorëzuar në Gjykatën e Lartë në shkurt, se vaksina e saj Covid “në raste shumë të rralla, mund të shkaktojë TTS”. TTS – që nënkupton trombozën me sindromën e trombocitopenisë – shkakton mpiksjen e gjakut dhe një numër të ulët të trombociteve në gjak.

Pesëdhjetë e një padi ndaj gjigandit farmaceutik janë depozituar në Gjykatën e Lartë, nga të afërm të viktimave, që kërkojnë dëmshpërblim që vlerësohet të jetë deri në 100 milionë funte.

Nëse firma e barnave pranon se vaksina ishte shkaku i sëmundjes së rëndë dhe vdekjes në raste specifike, mund të çojë në dëmshpërblime të shumta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...