7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Atentat boksierit në Shkodër, qëllohet teksa ecte me ‘Range Rover’, hakmarrje per sherrin e parkimit , ja autori

Arjon Kajoshi, një boksier i njohur i ekipit të Vllaznisë, i shpëtoi një atentati në rrugën “Partizani” të Shkodrës. 27-vjeçari, i cili është person në kërkim, po udhëtonte me një fuoristradë Range Rover të pronës së babait të tij, Sokol Kajoshi, kur u qëllua me katër plumba pistolete. Megjithëse kishte marrë plumba në xhamin e pasëm të automjetit, Kajoshi arriti të shpëtojë pa lëndime dhe u largua me vrap në lagjen Rus.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës në një zonë të populluar, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve. Policia ka mundur të identifikojë menjëherë autorin e dyshuar të atentatit, Alban Bruçi, i cili është gjithashtu person në kërkim. Sipas hetimeve, shkak i këtij atentati dyshohet se është hakmarrja.

Në qershor të këtij viti, Kajoshi dhe katër persona të tjerë rrahën Vladimir Bruçin, babanë e Alban Bruçit, për një konflikt lidhur me një vend parkimi. Ngjarja e dhunshme ndodhi më 3 Qershor në lagjen Rus, ku 62-vjeçari Vladimir Bruçi u dhunua nga pesë persona, përfshirë dy vëllezërit Arlind dhe Arjon Kajoshi. Ky incident ka ndikuar në krijimin e tensioneve dhe hakmarrjes mes dy grupeve.

Atentatori, Alban Bruçi, ishte person në kërkim për ngjarje të tjera dhe lëvizte lirshëm në qytet me pistoletë në brez. Më herët, në vitin 2022, Bruçi kishte shpëtuar nga plumbat e shkrehur nga Tonato Fusha dhe Bajram Çerkoja. Pjesëmarrës në ngjarjet e dhunshme dhe me një reputacion problematik në Shkodër, Bruçi dyshohet se ka penguar gjithashtu zbardhjen e ngjarjes për plagosjen e të atit të tij më 3 Qershor.

Policia e Shkodrës ka gjetur automjetin Range Rover të bardhë me targat AB 230 EO, të cilin e kishte përdorur Kajoshi, dhe që ishte goditur me katër plumba në xhamin e pasëm. Hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë në vazhdim dhe autoritetet po kryejnë kontrolle të shumta për kapjen e Alban Bruçit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...