24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Arrestohet 56-vjeçari në Elbasan për transportim të paligjshëm të emigrantëve

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë nga Pakistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Shtetasi F.K., banues në Korçë, u ndalua në unazën e qytetit të Elbasanit, ndërsa ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në momentin e arrestimit, F.K. u kap me një furgon në të cilin ndodheshin 4 emigrantë nga Pakistani. Përveç arrestimit të tij, në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua automjeti dhe dy celularë.

Operacioni policor, i koduar “Four”, u realizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan. Ky operacion ishte i mbështetur nga inteligjenca informative dhe kishte si objektiv goditjen e aktiviteteve kriminale të ndihmës ndaj shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Policia njoftoi se po vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe për ndjekjen e veprimeve të tjera ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...