11.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Atentat në Kamëz, arrestohet 17-vjeçari, tre të tjerë shpallen në kërkim

 

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku një automjet është qëlluar nga një makinë tjetër. Policia ka arrestuar një 17-vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nga ku u krye atentati.

17-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Hetimet kanë zbuluar se ai ka dhënë një deklaratë të rreme për të mbuluar autorët e vërtetë të ngjarjes.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë, përfshirë dy autorët e dyshuar të atentatit, Fabion Kurti dhe Dejvi Mullai, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë drejt makinës tjetër. Hetimet kanë nxjerrë në pah se shënjestra e atentatit mund të ketë qenë Enedjon Kaçi, ndërsa për shkakun e ngjarjes dyshohet të ketë qenë një konflikt për lëndë narkotike.

Në vijim të hetimeve, policia po punon për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...

“Vaksinë” kundër ankthit dhe depresionit? Zbulimi i ri me PA-915 ngjall shpresë

0
Një studim i ri në fushën e Neuroshkencë po tërheq vëmendjen globale, pasi studiuesit kanë zhvilluar një përbërës eksperimental që mund të funksionojë si...

“Eskortat VIP ekzistojnë” – Sabina Mete komenton fenomenin dhe luksin e pajustifikuar

0
E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, gazetarja dhe ish-banore e Big Brother VIP 5, Sabina Mete, ka folur hapur për një nga temat...

“Xhami dopio, s’je ti për këshilla!” – Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Stenaldos...

0
Debatet nuk kanë munguar në shtëpinë e Big Brother VIP 5, edhe pse dita nisi me premtimin për qetësi. Rogerti u përfshi në një...