32.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Atentat në Kamëz, arrestohet 17-vjeçari, tre të tjerë shpallen në kërkim

 

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku një automjet është qëlluar nga një makinë tjetër. Policia ka arrestuar një 17-vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nga ku u krye atentati.

17-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Hetimet kanë zbuluar se ai ka dhënë një deklaratë të rreme për të mbuluar autorët e vërtetë të ngjarjes.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë, përfshirë dy autorët e dyshuar të atentatit, Fabion Kurti dhe Dejvi Mullai, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë drejt makinës tjetër. Hetimet kanë nxjerrë në pah se shënjestra e atentatit mund të ketë qenë Enedjon Kaçi, ndërsa për shkakun e ngjarjes dyshohet të ketë qenë një konflikt për lëndë narkotike.

Në vijim të hetimeve, policia po punon për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...