8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Atentat shqiptarit në Athinë, plagoset dhe 20-vjeçarja greke

Policia greke po përpiqet të zgjidhë enigmën pas të shtënave jashtë shkollës Panormos në Athinë.

Dy persona që nuk njiheshin me njëri-tjetrin mbetën të plagopsur. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar shqiptar dhe një 20-vjeçare greke.

Ngjarja është e mbuluar me mister pasi nuk ka asnjë dëshmitar dhe asnjë gëzhojë.

Ajo që po hetohet është nëse 32-vjeçari shqiptar i plagosur, i skeduar për raste droge, ka qenë viktimë e një sulmi mafioz dhe 20-vjeçarja ka mbetur e plagosur rastësisht.

Oficerët e Sigurimit përmes kamerave në zonë po tentojnë të përcaktojnë rrugën e personit/personave të armatosur për të arritur në gjurmët e tij/tyre, ndërsa përmes profilit të shqiptarit po tentojnë të shohin nëse plumbat vijnë për shkak të së kaluarës së tij.

Çfarë tha vajza?

Gjithçka nisi pak pas orës 20:00, kur në Qendrën e Veprimit të Menjëhershëm u raportua për të shtëna jashtë Liceut të 16-të në Panormou. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por nuk ka gjetur të lënduar, shkruan albeu.com.

Pak minuta më vonë dhe ndërkohë që hetimet në vendngjarje vijonin, mjekët e spitalit “Erythros” telefonuan policinë dhe bënë të ditur se në spital kishin mbërritur dy persona të plagosur me armë zjarri.

Një 20-vjeçare greke me plagë në kofshën e djathtë dhe një shtetas shqiptar 32-vjeçar me plagë në shpatull.

Sipas vajzës, të dy nuk njihen me njëri-tjetrin, kanë qenë duke kaluar pranë vendit të ngjarjes në momentin kur janë plagosur.

Në vendngjarje, Sigurimi deri më tani nuk ka gjetur gëzhoja.

32-vjeçari shqiptar ishte në kërkim për çështje droge dhe më parë ka qenë i arrestuar si anëtar i një organizate kriminale, shkruan albeu.com.

E kaluara e tij është vënë në mikroskop për të përcaktuar nëse ai ka ndonjë lidhje me të shtënat dhe nëse ka qenë objektivi i personave të armatosur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...