12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Aty gjeta dy këpucë të majta”, Denzel Dumfries rrëgen momente të veçanta në Inter

Denzel Dumfries, mbrojtësi i djathtë i Interit, ka ndarë disa episode interesante nga rrugëtimi i tij në ekipin zikaltër gjatë një interviste për “La Repubblica”, duke sjellë në vëmendje prapaskenat e transferimit dhe përshtatjen në futbollin italian.

Dumfries ka treguar se momenti kur mësoi për interesin e Interit ishte krejtësisht i papritur. “Më telefonoi Piero Ausilio ndërsa po luaja padel,” rrëfeu ai. “Më tha të lija raketën dhe të nisesha menjëherë për në Milano. Ai kishte folur tashmë me Mino Raiola.”

Por mbërritja në ekip nuk ishte siç e kishte menduar. “Mendoja se do të bëja disa foto dhe do të shtrëngoja duart, por më futën menjëherë në fushë. Hapa çantën që kisha në makinë dhe aty gjeta dy këpucë të majta. Këpucën e djathtë më duhej ta merrja hua…

Dumfries foli me mirënjohje për trajnerin Simone Inzaghi, i cili luajti një rol kyç në përshtatjen e tij me ekipin dhe futbollin italian. “Nuk mund të them që është mik, sepse është trajneri im. Megjithatë, e konsideroj një person të jashtëzakonshëm, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer,” u shpreh ai.

Rinovimi i kontratës së Dumfries me Interin tregon angazhimin dhe rëndësinë e tij në ekip. Si një nga mbrojtësit më të rëndësishëm, Dumfries është tashmë një pjesë thelbësore e projektit zikaltër, duke kontribuar jo vetëm në fushë, por edhe me karakterin e tij të veçantë.

Këto momente tregojnë jo vetëm profesionalizmin e tij, por edhe humorin dhe pasionin me të cilin i përjeton ngjarjet që formojnë karrierën e tij në futbollin elitar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...