13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Autobusi i “Unazës” përplaset me disa makina, plagosen disa persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një autobus i linjës së ‘Unazës’ është përplasur me të paktën 7 automjete. Përplasja ishte aq e fortë sa u përfshinë zinxhir automjetet në aksident.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek zona e njohur si ‘Ura e Tajvanit’. Raportohet për 3 të plagosur që ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca ndërsa shumë qytetarë janë mbledhur aty pranë. Nga pamjet duket qartë se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit pasi kjo zonë e kryeqytetit ka shumë lëvizje dhe shpesh trafiku është i rënduar, ndaj është e rrallë që të ketë aksidente të këtyre përmasave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT