10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Autoritetet kufitare të Kosovës sekuestrojn pajisje ushtarake në bagazhin e një autobusi në Merdarë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në hyrje të vendit në Merdar, kanë zbuluar disa pajisje të dyshuara ushtarake në bagazhin e një autobusi me targa të huaja. Nëpërmjet skanerit, autoritetet kufitare kanë identifikuar tre thika luftarake, dy radiolidhje-motorola, një çantë ushtarake, një jelek taktik, një palë doreza, një helmetë taktike, tre bateri, dy këllëfe për revole, një imtim i predhës, dhe pajisje të tjera.

Në njoftim, policia thekson se organet kompetente të sigurisë dhe doganore po punojnë për menaxhimin efikas të kufirit shtetëror. Prioriteti i tyre është ruajtja e rendit dhe sigurisë, si dhe garantimi i lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallim. Rasti aktual është raportuar Prokurorisë kompetente, dhe një hetim është nisur në kuadër të rastit të “importit, eksportit, furnizimit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit ose shitjes së paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës me autoritetet doganore po punojnë në vazhdimësi në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të tyre për një menaxhim sa më efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës. Prioritet i organeve kompetente të sigurisë mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë, si dhe garantimi i lëvizje së lirë për të gjithë njerëzit pa dallim.

Në këtë fushëveprim sot me datë 24.12.2023, rreth orës 10:00, në hyrje të Republikës së Kosovës në Merdar gjatë kontrollimit në bagazhin e një autobusi me targa të huaja, respektivisht kontrollimit me skaner të valixheve, në valixhen e një pasagjeri autoritete kufitare (policore dhe doganore) kanë hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake: 3 thika luftarake, 2 radiolidhje-motorola, 1 çantë ushtarake, 1 jelek taktik, 1 palë doreza, 1 helmetë taktike, 3 bateria, 2 këllëf për revole, 1 imtim i predhës, etj. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kompetente dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti“import , eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve”, njofton policia e Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...