11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Avari në linjën 110 kV” – OSHEE reagon për ndërprerjen e energjisë në disa zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike që prej më shumë se një ore ka prekur disa zona të kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, shkak i situatës është një avari në linjën e transmetimit 110 kV të Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).

OSHEE bën me dije se rreth orës 20:30 është stakuar linja 110 kV Tirana 220 kV – Traktora, çka ka sjellë për disa minuta mbetjen pa energji elektrike të një pjese të Tiranës. Aktualisht, grupet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin gradual të furnizimit, duke manovruar me linjat e dyta përmes skemave unazë.

Sipas OSHEE-së, institucionet e rëndësisë së veçantë janë furnizuar me energji elektrike përmes linjave alternative, ndërsa në disa zona energjia është rikthyer brenda 30 minutash nga ndërprerja.

Megjithatë, ende raportohen zona pa energji elektrike, mes tyre:
• një pjesë e rrugës “Ali Demi”
• zona pranë Teleferikut
• Fresku
• disa zona pranë “Rrugës së Elbasanit”

OSHEE thekson se puna në terren po vijon dhe se rikthimi i plotë i energjisë elektrike do të realizohet sapo të eliminohet plotësisht avaria në linjën 110 kV, duke garantuar stabilitetin e rrjetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...