10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj: Procesi dhe arrestimi janë politikë, ashtu si me Berishën

Pas përfundimit të seancës në GJKKO, ku u rikonfirmua masa e “arrestit në burg” për ish-presidentin Ilir Meta, avokati i tij, Genc Gjokutaj, ka folur për mediat. Ai e cilësoi arrestimin dhe procesin gjyqësor kundër Metës si një veprim politik, të ngjashëm me atë që po ndodh ndaj Sali Berishës.

Gjokutaj deklaroi se Meta nuk ka udhëtuar në SHBA për lobim, por në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij, Meta është arrestuar për shkak të rolit të tij si lider opozitar, duke theksuar se arrestimi i tij ishte një vendim i paralajmëruar dhe i nxitur politikisht. Gjokutaj gjithashtu vuri në dukje se 34 volumet e paraqitura në gjykatë nga 190 që pretendon prokuroria nuk përmbajnë prova të rëndësishme.

Arsyeja e arrestimit është me këtë cilësi, si lider i opozitës. Vendim i paralajmëruar, patë rrëmbimin. Nuk ka asgjë në ato volume. Bëmë mbrojtjen tonë, dhe vendimi ishte politik, një vendim që e prisnim. Do ndjekim rrugën e ankimit,” tha Gjokutaj.

Avokati theksoi se Meta nuk ka humbur qetësinë gjatë procesit dhe ka mbajtur një ton të lartë për të mbrojtur veten, duke argumentuar fuqishëm në seancë. Ai sqaroi gjithashtu se paraburgimi është një vendim i marrë nga drejtoria e burgjeve, ndërsa akuzat për lidhjet me biznesmenë dhe shumat e papërcaktuara financiare i quajti “marrëzi” dhe pa baza.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...