Grupi i njohur i hip-hopit shqiptar, Baba Stars, ka konfirmuar rikthimin e tij pas një periudhe të gjatë pauze dhe angazhimesh individuale. Lajmi u bë publik përmes faqes zyrtare të labelit në Facebook, duke shkaktuar menjëherë entuziazëm dhe nostalgji te fansat.
Në publikimin e parë, shfaqet një foto e përbashkët e anëtarëve historikë: Ghetto Geasy, Majk, Skivi, Onat dhe Cozman, pesëshja që për vite të tëra përcaktoi stilin dhe ritmin e skenës së rap-it shqiptar.
Në mbishkrimin e fotos, grupi paralajmëron projektin e ri me një frazë të shkurtër: “HIGH 10, së shpejti…”, një sinjal i parë i rikthimit që ka gjallëruar menjëherë debatet dhe komentet në rrjetet sociale.
Fansat kanë reaguar masivisht, duke shprehur emocion, kureshtje dhe shpresë se Baba Stars do të rikthejnë energjinë dhe stilin që i bëri dominues në muzikën moderne shqiptare. Rikthimi i tyre pritet të rikthejë edhe identitetin origjinal të labelit, i cili dikur krijoi hite që vazhdojnë të jenë referencë për të rinjtë e sotëm të skenës hip-hop.






