11.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Babë e bir arrestohen nga policia e Tiranës, pasi iu është gjetur një sasi kanabisi

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi iu është gjetur një sasi kanabisi. Në kuadër të operacionit policor të koduar “House” u arrestuan Bashkim Qefalia dhe Randi Qefalia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “House”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre, vihen në pranga babë e bir.

Sekuestrohen 2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “House”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç (babë e bir), për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...