7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Balla kundërpërgjigjet ashpër Shehajt: “Shko merre me Lulin, unë nuk jam problemi yt”

Gjatë një replike të nxehtë në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është kundërpërgjigjur ashpër deputetit të opozitës, Agron Shehaj, duke bërë një koment të drejtpërdrejtë edhe për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Balla theksoi se sipas Kushtetutës, kryeministri mund t’ia delegojë interpelancën ministrave, duke kritikuar Shehajn për angazhimin e tij në debatin mbi Avokatin e Popullit:

“Pusho ti njëherë, ty s’të kam në refene. Shko merru me Lulin, fërkohu me Lulin, e di shumë mirë Luli si i sillte çantat. Më e mua do merresh ti?”

Gjatë fjalës së tij, Balla ironizoi opozitën dhe mënyrën se si ata shpesh organizohen për të mbledhur firma për kandidatë, duke shtuar:

“Uhuuu! Çoheni ju me buton 10 veta këtu?! Kështu i jepni firmat ju? Me të çuar në këmbë? Çohuni, Agron Shehaj, Avokat Populli!”

Replika e Ballës thekson tensionin mes mazhorancës dhe opozitës në diskutimet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke sjellë një atmosferë të ashpër dhe me tone ironike në foltoren e Kuvendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...