26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Braçe: Ligji për koncesionet dhe PPP, një hap për transparencë dhe konkurrencë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, vlerësoi sot nga foltorja e Kuvendit projektligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat” si një instrument të rëndësishëm për përmirësimin e kuadrit ligjor në këtë fushë.

Ai theksoi se ligji garanton garën e hapur dhe rrit transparencën në dhënien e kontratave koncesionare dhe PPP, duke kufizuar përdorimin e tyre në sektorët që lidhen me rendin dhe sigurinë publike. Braçe përmendi shembuj konkretë, duke rikujtuar rikthimin e prodhimit të pasaportave dhe ID-ve nën kontroll shtetëror.

“Garanci e rëndësishme në përmbushjen e kuadrit legjislativ në këtë fushë. Nuk do të ketë instrument të dhënies së kontratave me vlerë simbolike 1 euro, ndërsa transparenca dhe gara e hapur do të jenë elemente kyçe për të gjithë kontratat koncesionare dhe PPP,” tha Braçe.

Ai shtoi se kontrolli mbi përfituesit e kontratave do të jetë i plotë dhe se çdo transferim i kontratave duhet të jetë i qartë dhe ligjor, duke evituar praktikën e mëparshme ku disa kontrata përfshinin përqendrime të mëdha të pronësisë dhe përfitime minimale për shtetin.

Garanci e rëndësishëm në përmbushjen e kuadrit legjislativi në këtë fushë. Nuk besoj se del dikush që të thotë BE kërkon që ky ligj të mos miratohet.

Vazhdimisht kemi ngritur shqetësimin edhe këtu, e kontratave koncesioneve me vlerë 1 euro apo transferimin e pasurive publike me vlerë 1 euro.
Më vjen mirë që edhe kjo pikë nuk gjendjet mirë në koncesionet. Nuk do ketë instrument të dhënies kontrata koncesionare me vlerë 1 euro. Elementi tjetër i mirë ka të bëjmë me garën e hapur për kontrata koncesionare për të shkuar te këto kontrata.
Transparenca është vlerë e shtuar në këtë fushë. Kam vërejte, e para fushë e gjerë për operimin me këto instrumente.
Ligji duhet të kishte sjellë në vëmendje që me këto dy instrumente nuk operohet në fusha për rendin dhe sigurinë publike.
Kemi bërë hap përpara që për prodhimin e pasaportave apo ID, e kemi në domen shtetëror dhe jo në kompani private.
Së dyti gara e hapur si element kyç për definimin me kontratat koncesioneve duhet të shtrihet edhe në kontratat e PPP.
Kemi patur përvoja shumë të hidhura lidhur me transferimin e kontratave.
Aeroporti i Rinasit devijoi në një konsorcium kinez. Transferimi i kontratave ka sjellë që nuk marrin maksimumin e mundshëm të përfitimeve.
Edhe në shëndetësi kemi një përqendrim shumë të madh në një dy pronarë por nuk kemi marrë ndonjë përfitim që të lë pa mend. Dy definicione, vlera për paratë, risku operativ.
Mendoj se transparenca nuk është e plotë, qoftë para dhënies së kontratave koncesionare qoftë pas.
Nuk kemi kontroll sinjifikativ të zbatimit të këtyre kontratave. Detyrim për pronarit përfitues të identifikueshëm.
Shpesh shfaqen të fshehur dhe vijnë nga vende offshore,” deklaroi Erion Braçe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...