11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Balla në Lushnje:”Pas ndarjes së Lulit nga Saliu u duk sikur gjithë të zezat që kanë bërë bashkë Luli ja la Saliut”

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti, Erion Braçe zhvilluan një takim me banorët e Njësisë Administrative Allkaj, ku prezantuan kandidaten e Partisë Socialiste për kryeare të Bashkisë së Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Në fjalën e tij, Balla tha se kandidatët e Saliut, Ilirit dhe Lulit nuk i duhen Lushnjes.

Vijmë këtu për të kërkuan një votëbesim për një vajzë, për një grua, nënë dhe një motër e cila është shembulli konkret i atyre që hyjnë në Partinë Socialiste dhe brenda Partisë Socialiste bëjnë karrierë. Nga Kryeministri Edi Rama kam mësuar që Eriselda ka qenë një prej kandidateve tona për kryetare komune këtu në Allkaj. Mendoj që Eriselda erdhi ne momentin e duhur për të kërkuar votëbesimin.

Është e kotë të meremi me dy kandidatët e opozitës, pasi nuk i hyjnë në punë njeriu, sepse nuk kanë asnjë shans ti bëjnë punë Lushnjes. Kush do i bëjë punë Lushnjes Sali Berisha me Ilir Metën? Saliu është ‘non grata’ i Amerikës dhe Lul Basha është ‘non grata’ i Saliut, dhe çdo punë të dy e kanë bërë bashkë.

Pas ndarjes së Lulit nga Saliu u duk sikur gjithë të zezat që kanë bërë bashkë Luli ja la Saliut. Ka ca të zeza që nuk harrohen Unë nuk mund të harroj dot 21 Janarin, ku Luli ishte ministër i Saliut. Nëse urdhërin e ka dhënë vërtetë Saliu, Luli le të bëhet burrë dhe të shkojë në SPAK dhe të dhotë që urddhërin e dha Saliu, por edhe moskallëzimi i krimit është po aq vepër e rëndë penale”, dekalroi Balla.

Në përfundim të fjalës së tij Balla tha se në Lushnje ka shumë punë për tu bërë, sidomos në sektorin e bujqësisë.

Ka vonesa të patolerueshme që lidhen me çmimet e plehrave kimike, imputeve buqësore dhe cilësinë e tyre. Më në fund mendoj që mjaftuan pak javë që Eriselda ëhtë në krye të bashkisë që të shërohen disa probleme që duheshin kuruar me kohë në bashki. Pas 102 vjetësh nga Kongresi i Lushnjes kemi një vajzë në garë për kryetare bashkie në Lushnje dhe që është nga Allkaj”, theksoi Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...