24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Qëllon me armë drejt nënës së tij , arrestohet 41-vjeçari në Lushnje

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme 41 vjeçarin Edmond Kadiu pasi ka kërcënuar dhe qëlluar me armë zjarri drejt nënës së tij.

Sipas njoftimit zyrtar mësohet se ai u përpoq të arratisej nga forcat policore duke u fshehur në një lokal në fshatin Dushk të Lushnjës, por më pas është kapur.

Gjatë kontrollit policia i gjeti armë, fishekë dhe drogë. Është shpallur në kërkim dhe shoku i tij Arif Zelo si bashkëpunor në veprat penale.

Njoftimi i plotë:
Lushnjë

Kanosi me armë zjarri dhe qëlloi drejt nënës së tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje).

Shpallet në kërkim edhe shoku i tij pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet një armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe lëndë narkotike cannabis sativa. Në pranga u vu shtetasi Edmond Kadiu dhe po punohet për kapjen e shtetasit Arif Zelo.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dushk, një shtetas ka kanosur për të vrarë nënën e tij si edhe ka gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

41-vjeçari E.K, porsa ka parë shërbimet e Policisë është larguar menjëherë, por pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është lokalizuar në një lokal në fshatin Dushk, Lushnjë, dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi në kohë i tij dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë me fishekë në fole gati për qitje dhe një krëhër me fishekë luftarak.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. Z., me të cilën autori shoqërohej. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Z., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, 46 fishekë luftarak dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në 31 doza.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, si edhe shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. Z., 65 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...